Policia e Kosovës, ka njoftuar se më 16 shkurt rreth orës 11:00, në fshatin Majac të komunës së Podujevës, kanë pranuar një ankesë nga një person, njofton Llapi.info.
Sipas policisë, viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar vëllai i tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpi dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti për personin e zhdukur sipas policisë është duke u hetuar./Llapi.info