Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë pasi tek i njëjti janë gjetur dy cigare që dyshohet se janë të mbushura me substanca narkotike
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Llapi.info






