Lokale - eSIMy

Një qytetar është goditur nga një plumb bredhak në tarracën e shtëpisë së tij në Podujevë, raporton Llapi.info.

Ai është goditur nga plumbi rreth orës 01:00, në natën e ndërrimit të moteve.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor .

Sic ka njoftuar Policia e Kosovës, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info