Lokale - eSIMy

Një qytetar nga Podujeva (emër i njohur për redaksinë) ka thënë se s’i ka dalë ende rezultati i testit për COVID-19, përkundër që siç thotë ai testin e ka bërë për më shumë se nëntë ditë, shkruan Llapi.info.

Ai në adresë të Llapi.info ka thënë se si pasojë e kësaj neglizhence ka humbur vendin e punës.

“Sot është dita e 9 e imja që e kam bë testin edhe as një përgjigje. Podujeva thotë Prishtina e ka humbur mostrën, Prishtina thotë Podujeva e ka humbur mostrën edhe unë e humba vendin e punës”, ka thënë në një mesazh për Llapi.info.

Ai i ka thënë portalit Llapi.info se testimin për virusin korona e ka bërë të martën e kaluar, pasi që siç ka deklaruar ai ka shenja të COVID-19, por rezultati ende s’i është publikuar. Ai thotë gjendet në vetë-izolim.

Duhet theksuar se rezultatet Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka vonuar edhe më parë për pacientët llapjanë. Në pritje të rezultateve janë edhe 54 persona. Aktualisht në Podujevë aktivë me virusin korona janë edhe 170 qytetarë./Llapi.info