Punimet në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përveçse kanë shkuar me intensitet të ultë, qytetarët kanë vërejtje edhe në punimet e saj, njofton Llapi.info.
Kapakët e kanalizimeve gjenden të hapura, duke rrezikuar kështu jetën e kalimtarëve.
Një i tillë gjendet afër fshatit Gllamnik, ku lexues të Llapi.info, janë ankuar se po rrezikohen nga mbetja e hapur të këtyre kapakëve, sidomos gjatë kalimit në këtë pjesë në orët e vona të natës.
Ata kanë kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin masa për sajimin e këtyre problemeve.






