Çështja e privatizimit të pronave shtetërore ka zënë vendin kryesor të temave të diskutuara ditëve të fundit në vend, pasi disa pre privatizimeve prej tyre kanë janë përcjellë edhe me skandale, raporton Llapi.info.

Nga privatizimi nuk shpëtuan as sipërfaqet e tokave bujqësore në pronë publike, e nga procesi i privatizimit të pronave shoqërore në Kosovë, pati çmime të ndryshme, madje në disa raste thuajse falas.

Sipas kësaj liste të Agjencisë, vlera e privatizimeve në Kosovë arrin në mbi 755 milionë.

Fatin e privatizimit e patën edhe disa fabrika dhe toka bujqësore në Komunën e Podujevës. Çmimet për një ari kanë qenë “për toke”. Për 19 euro e 98 centë janë shitur për ari 4 hektarë tokë në fshatin Llapashticë të kësaj komune.

Privatizimit s’i shpëtoi as të fabrika “FAN-Podujevë”, e cila numëronte qindra të punësuar.

Për këtë privatizim u akuzua edhe Ish-zëvendëskryesuesi i Bordit të AKP-së, Naser Osmani dhe ish-deputeti i LDK-së, Naser Osmani.

Osmani është pyetur edhe për privatizimin e fabrikës FAN në Podujevë ditë më parë nga Komisioni Hetimor i Privatizimit.

Ai ka thënë se çdo pagesë e bërë dhe e regjistruar nga ajo ndërmarrje duhet të konsiderohet si investim i privatizuesit. Sipas tij raportet e auditimit kanë vërtetuar se privatizuesi i ka përmbushur kushtet e investimit. Sipas tij kontesti që është ngritur edhe në Gjykatë për këtë ndërmarrje ka qenë se disa prej investimeve janë bërë jashtë rrethojave të ndërmarrjes.

Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se në mandatin e tyre ka qenë vetëm të mbikëqyrin planin e investimeve, dhe sipas tij ai është përmbushur.

Osmani është pyetur edh për grevën e punëtorëve që është mbajtur në ndërmarrjen FAN për mospërmbushje të kushteve të kontratës.

Osmani ka thënë se për këtë duhet të intervistohen përfaqësuesit e punëtorëve.

Biznesmeni, Agim Deshishku, privatizuesi i fabrikës ‘FAN’, është shpallur fajtor në lidhje me mashtrimet që i ka bërë në lidhje me këtë çështje. Ai është dënuar me një vjet burgim efektiv

Por, përveç kësaj, privatizime të ndërmarrjeve dhe lokaleve pati edhe në disa zona tjera të kësaj komune.

Listën e plotë mund ta shikoni duke klikuar KËTU./Llapi.info