Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë pa leje të tipit AK-47 në Balloc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, konfiskimi i armës automatike është bërë, pasi dy të mitur po postonin fotografi me armë nëpër rrjete sociale.
Të dy të miturit janë shoqëruar në stacionin policor në Podujevë dhe të njëjtit më pas me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës për pak ditë ka konfiskuar disa armë pa leje në Podujevë, ku qytetarët fillimisht postonin foto-video nëpër rrjete sociale./Llapi.info






