Një armë është konfiskuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, pistoleta është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit, i cili fillimisht kishte postuar atë në rrjete sociale.
“I dyshuari mashkull kosovar gjatë intervistimit në polici lidhur me një rast ka deklaruar se posedon një pistoletë në shtëpi, të cilën e kishte postuar më parë në rrjetet sociale. Më urdhër të gjyqtarit është bërë kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit dhe është gjetur dhe konfiskuar pistoleta. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Llapi.info






