Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zënë kontrabandë me mallra në vijën kufitare me Serbinë, në territorin e Podujevës.
Sipas policisë bëhet fjalë për 7 m2 drunj të cilët janë konfiskuar dhe është intervistuar një person.
Njoftimi i plotë:
KONTRABANDIM ME MALLRA
Podujevë / 25.02.2024-19:30. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një traktor të braktisur të ngarkuar me 7m2 drunje teknik që dyshohet të jenë të kontrabanduara. Eshte intervistuar nje i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa drunjet janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor. Rasti në procedurë hetimore.






