ilustrim
Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion tre persona në Podujevë.

Sipas Policisë së  Kosovës, tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe dy thika,

Njoftimi i plotë;

Sot nga zyrtarët policor të Podujevës, janë shoqëruar në stacion tre persona, të cilëve u  janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy thika.

Sekuestrimi i armëve është kryer pas një kontrolli që ju është bërë të dyshuarve, në rrugën “Salih Çitaku”në Podujevë, derisa po lëviznin me një automjet.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit,  janë liruar në procedurë të rregullt.