Policia në Podujevë ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli të një veture është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë, raporton Llapi.info.
“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë (6) fishekë”, ka thënë PK.
Sipas PK-së, i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info






