Disa persona janë shoqëruar në stacion policor në Podujevë, në disa raste të ndara, raporton Llapi.info.
Gjatë këtyre rasteve janë konfiskuar një thikë, një sprej OC dhe dy qese me substancë narkotike.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 20.11.2021 – 04:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një OC-sprej. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Rr.Bedri Bajrami, Podujevë 20.11.2021-12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, pasi që njësitet policore (të angazhuara në sigurimin e shkollave), gjatë kontrollit te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit (në prezencë të prindit) është liruar në procedurë të rregullt”.
“Rr. Bedri Bajrami, Podujevë 20.11.2021-12:40. Njësiti policor (i angazhuar në sigurimin e shkollave) ka ndaluar të miturin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur e konfiskuar dy qese me 1.37 gram me substancë narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së./Llapi.info






