Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e dhunës në familje ku një person dyshohet të ketë rrahur rëndë gruan dhe vajzën e tij në rrugën “Skenderbeu”, në Podujevë.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari ka probleme mendore dhe se pas arrestimit është dërguar për trajtim në psikiatri.
“Podujevë 07.06.2022 – 12:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e dhunës lëndime trupore kishte pësuar viktima – vajza e të dyshuarit e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari për shkak të krizës mendore është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.






