Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar një person në Podujevë, i cili kishte postuar video duke gjuajtur me armë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur asgjë.
“I dyshuari i është përgjigjur ftesës së policisë dhe ka dorëzuar një armë AK-47 me një karikator. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






