Foto Ilustrim
Lokale - eSIMy

Për vetëm një javë, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, të gjithë këta kanë qenë të kërkuar nga institucionet e sigurisë në vend.

Sipas PK-së, të dyshuarit kanë qenë në kërkim, ndërkohë që arrestimi i tyre është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.

“Fsh. Bellopojë, Podujevë 18.01.2021-08:15. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.

“Rr. Fitorja, Podujevë 18.01.2021-10:15. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.

“Fsh. Bradash, Podujevë 20.01.2021-08:30. Me urdhëresë te lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë – dega Podujeve është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.

“Fsh. Obranqë, Podujevë 20.01.2021-09:00.  Me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë –dega Podujevë është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

 “Rr. Hasan Ramadani, Podujevë 23.01.2021 – 06:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.

Përkundër që është thënë se të dyshuarit kanë qenë në kërkim, deri më tani, policia s’e ka dhënë as edhe një detaje shtesë për arsyen e arrestimit dhe se për çfarë kanë qenë të kërkuar të arrestuarit./Llapi.info