Një rast i shkaktimit të rrezikshëm ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Si pasojë e të shtënave me armë, të cilat vit pas viti përsëriten, një plumb ka goditur një veturë derisa ishte në lëvizje.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Sipas PK-së, nga plumbi bredhak nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që rasti po vazhdon të hetohet.
Duhet theksuar se shumë raste të tilla raportohen këto ditë, ku njerëzit e pandërgjegjshëm gjuajnë me armë me rastin e ndërrimit të motmoteve.
/llapi.info/






