Dje, me emocione të përziera, nder dhe krenari të pafund, u përcjellë në pension Fehmi Fazliu, i cili pas më shumë se 25 viteve shërbim të ndershëm në Policinë e Kosovës, po e mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale.

Por historia e tij nuk fillon aty – ai ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një prej atyre burrave që nuk u zmbraps përballë sfidave më të mëdha, që vendosën lirinë e këtij vendi përpara gjithçkaje.