Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë ka përcjellë dje në pension dy punëtore të çmuara të këtij institucioni.
Në një postim të shkollës bëhet e ditur se në pension është përcjellë sekretarja Esma Gërguri, e cila për vite me radhë ka qenë pjesë e rëndësishme e funksionimit të shkollës.
Po ashtu, në pension është përcjellë edhe mësimdhënësja Minire Lepaja, e cila është vlerësuar për punën dhe përkushtimin e saj me nxënësit.
Shkolla u ka uruar të dyjave shëndet, jetë të gjatë dhe shumë gëzime në kapitullin e ri të jetës.






