Edhe një aksion është zhvilluar sot për pastrimin e hapësirave përreth liqenit të Batllavës, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se në këtë aksion morën pjesë 1000 nxënës të shkollave të mesme, shoqata e peshkatarëve “Llapi”, OJQ-të lokale dhe qytetarë të komunitetit të Orllanit.

Postimi i tij i plotë:

Me pjesëmarrjen e mbi 1000 nxënësve të shkollave të mesme, shoqatën e peshkatarëve “Llapi”, OJQ lokale dhe qytetarë të komunitetit të Orllanit është zhvilluar aksioni për pastrimin e të gjithë hapësirës përreth Liqenit të Batllavës në gjatësi rreth 8 km.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e përzemërt për të gjithë pjesëmarrësit e këtij aksioni, i falënderoj thellësisht edhe kompaninë e autobusave “Beni Reisen” për transportin e nxënësve falas dhe Golden Eagle për sigurimin e pijeve për pjesmarrësit në aksionin e pastrimit.

Në fjalën time i përgëzova veçanarisht nxënësit, mësimdhënësit dhe menaxhmentin e shkollave për punën dhe përkushtimin në aksionin e sotëm, si dhe ju kërkova atyre dhe gjithë qytetarëve të jenë më miqësor e më të kujdesshëm me mjedisin.