Dy persona kanë vdekur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, në një aksident që ka ndodhur rreth orës 05:00, në mëngjesin e sotëm, saktësisht në fshatin Sibovc, shkruan Llapi.info.
Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture, derisa dyshohet se viktima janë një djalë dhe një vajzë.
Lajmi u konfirmua për Llapi Info edhe nga zjarrfikësat në Komunën e Podujevës, të cilët kishin dalur në vendngjarje.
Llapi Info do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast të rëndë.