Një person është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pasi i njëjti s’i ka zbatuar vendimet e Qeverisë, njofton Llapi.info.
Përveç moszbatimit të masave, i dyshuari i ka kërcënuar edhe zyrtarët policorë. Kështu ka thënë PK në raportin e saj ditor.
“Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe më pas ka kanosur zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Duhet potencuar se Policia në Podujevë ka shtuar kontrollet nëpër rrugët e qytetit, gjersa dje ka ndaluar qytetarët që s’i bartnin maskat./Llapi.info






