Lokale - eSIMy

Edhe zyrtarisht, sonte kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes së shkakton koronavirusi, shkruan Llapi.info.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Me këtë rast, edhe komuna e Podujevës është njëra ndër komunat që gjendet në zonën e kuqe, që konsiderohet e rrezikshme për shpërndarjen e virusit.

Në komunat në zonë të kuqe ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe çdo aktiviteti gjatë kohës 19:00-05:00, për çka është vendosur edhe orë policore.

Në pamjet që ka realizuar Llapi.info, shihet se tashmë qyteti është zbrazur nga qytetarët llapjanë, pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-covid.

No description available.

Po ashtu, sipas masave, ndalohen hyrjet dhe daljet e qytetarëve dhe automjeteve nga ora 19:00 deri ne orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme.

Gjatë kësaj periudhe ndalohet edhe veprimtaria e gastronomisë. Ndërkaq transporti publik lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve, duke respektuar Manualin për mbrojtje nga COVID-19. Taksitë do të lejohen të punojnë vetëm me një pasagjer prapa ose tre, nëse janë anëtarë të familjes.

Aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura lejohen. Gjate stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona.

Pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative lejohen duke shfrytëzuar vetëm 40 për qind të hapësirave.

Po ashtu, do të lejohet pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve të Ministrisë së Kulturës dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30 për qind të hapësirës./Llapi.info

No description available.
No description available.
No description available.