Jo të pakta janë rastet kur plumbat qorr shkaktojnë dëme materiale, e ka pasur të tillë kur edhe kanë lënduar njerëz, shkruan Llapi.info.

Një i tillë ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Podujevë. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, nga predha e një arme është dëmtuar xhami i një lokali, ndërkohë që Policia s’e ka specifikuar saktësisht se ku.

“Podujevë 03.10.2020-18:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga drejtimi i panjohur nga predha e amës është dëmtuar xhami i lokalit të tij (restaurant) . Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, ka thënë Policia e Kosovës.

Kujtojmë, nga plumbi qorr një 6-vjecare kishte mbetur e plagosur në po këtë komunë./Llapi.info