Ka ndërruar jetë Sherife Bajgora – Ibrahimi, njofton Llapi.info.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët.
Ata kanë njoftuar se për vendin dhe kohën e varrimit do të njoftojnë gjatë ditës.
Shkrimi i plotë;
“Të All-llahut jemi dhe vetëm tek Ai do te kthehemi!”
Të nderuar familjarë, miq e dashamirë te familjes tonë,
ju njoftojmë që sot, ditë e martë, më 29 gusht, ndërroi jetë motra, nëna, gjyshja jonë e dashur Sherife Bajgora Ibrahimi.
Për orën dhe vendin e varrimit të më së dashurës sonë, do t’ju njoftojmë me kohë.
Me respekt,
familja Ibrahimi