Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjecare Vehbi Rushiti, njëri ndër të parët luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap, njofton Llapi.info.
Rushiti, i njohur si ‘Abeja’ ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.
Po ashtu, Rushiti me vite shërbeu edhe si asamblist në Kuvendin e Komunës së Podujevës. Sipas një njoftimi, varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Gllamnik.
Për vdekjen e Rushitit kanë reaguar qytetarë të shumtë, ndër ta edhe drejtori i Menzës së Studentëve, Fahri Osmani.
“Abeja ishte vënë me tërë qenien e tij në shërbim të luftës sonë për liri. Ai bëri shtëpinë e tij strehë të lëvizjes së armatosur nga viti 1981 e deri ne luftën e UÇK-se. Përkushtimi i plotë për familje dhe shoqëri, kultura e përgjithshme dhe atdhedashuria ishin tipare që e karakterizuan jetën dhe veprën e Vehbi Rushitit”, ka shkruar ai në Facebook./Llapi.info






