Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës raportoi sot në mëngjes së dje ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

I arrestuari është dërguar në mbajtje, derisa prokurori dhe policët hetues kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast

“Podujevë / 28.05.2024 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e lëshuar nga Policia e Kosovës.

E gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi në një minibus. Pronari i minibusit me inicialet I.S. dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë 16 vjecare.

I gjithë rasti dyshohet se ndodhi në minibusin e të dyshuarit, teksa e dyshuara ishte duke u kthyer në shtëpinë e saj.

Në deklaratën e viktimës dhënë për Policinë e Kosovës dhe para Prokurorit, thuhet se se personi në fjalë e ka prekur në pjesët intime dhe ka tentuar që ta zhveshë, por që nuk ka arritur pasi e kishte ‘penguar’ një bashkëmoshatare e viktimës, e cila i shkoi afër asaj.

Pas denoncimit të rastit, Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

/Llapi.info/