25 mijë e 662 qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00 në të gjitha vendvotimet në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), teksa dalja në votime në këtë Komunë është 30,71 për qind.
Krahasuar me rundin e parë, deri në këtë periudhë kohore është rritur numri i votuesve për rreth 2 mijë e 300 votues.
Deri në ora 11:00 në të gjitha qendrat e vendvotimit në Podujevë kanë votuar 7 mijë e 352 qytetarë, apo 8.80 për qind.
Në Komunën e Podujevës janë 45 qendra me 111 vendvotime. Të drejtë vote kanë 83 mijë e 562 qytetarë.
Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të përditësuara në ora 15:00, deri në këtë kohë kanë votuar 289,513 qytetarë me të drejtë vote në nivel vendi./Llapi.info






