Lokale - eSIMy

23 mijë e 311 qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00 në të gjitha vendvotimet në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), teksa dalja në votime në këtë Komunë është 27,90 për qind.

Deri në ora 11:00 në të gjitha qendrat e vendvotimit në Podujevë kanë votuar 6 mijë e 293 qytetarë, apo 7.64 për qind.

Në Komunën e Podujevës janë 45 qendra me 111 vendvotime. Të drejtë vote kanë 83 mijë e 562 qytetarë.

Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të përditësuara në ora 15:00, deri në këtë kohë kanë votuar 481,870 qytetarë me të drejtë vote në nivel vendi./Llapi.info