Dje pasdite në hapësirën e shkollës SHFMU “Shefki Latifi” ne Pollatë, u mbajten zgjedhjet për këshillin e fshatrave Murgullë, Tërrnavicë, Reçicë, Sllatinë, Brecë, Dvorishtë, Pollatë, Potok dhe Zhiti, të cilat u kryesuan nga drejtoresha e Administratës të Komunës së Podujevës, Antoneta Ejupi, dhe nga komisioni me përbërje të anëtarëve të kuvendit dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Në procesin e zgjedhjeve morën pjesë 37 qytetarë të cilët me votim njëzëri zgjodhën anëtarët e këshillit të fshatrave prej 7 anëtarëve dhe kryetarin e këshillit.

Përbërja e këshillit të fshatrave: Tafil Latifi, Besime Hoxha, Aziz Latifi, Halim Sinani, Muharrem Haliti, Isuf Jashari dhe Jeton Kosumi, ndërsa kryetar i këshillit me përkrahje unanime u zgjodh Tafil Latifi.

Drejtoresha Ejupi uroi të gjithë banorët për zgjedhjen e ri të kryetarit dhe anëtarët e këshillit të këtyre fshatrave duke u zotuar që do të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim të realizimit të projekteve të cilat ndikojnë pozitivisht në jetën e banorëve të kësaj zone.