Lokale - eSIMy

Dje pasdite në hapësirën e shkollës SHFMU “Zahir Pajaziti” ne Orllan, u mbajtën zgjedhjet për këshillin e fshatrave Orllan, Turuçicë, Muhazob, Metergoc, Bllatë, Bërvenik, Kalaticë, Brainë dhe Kushevicë, të cilat u kryesuan nga drejtoresha e Administratës së Komunës së Podujevës, Antoneta Ejupi dhe nga komisioni me përbërje të anëtarëve të kuvendit, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.

Në procesin e zgjedhjeve morën pjesë rreth 150 qytetarë të cilët me shumicë votash zgjodhën anëtarët e këshillit të fshatrave prej 9 anëtarëve dhe kryetarin e këshillit.

Përbërja e këshillit të fshatrave: Sylejman Rrahmani, Samed Rexhepi, Qamil Zeka, Avni Avdiu, Valdon Hasani, Shaban Ibishi, Enver Dërguti dhe Adnan Sylejmani, ndërsa kryetar i fshatit me shumicë votash u zgjodh Arben Musa.

Drejtoresha Ejupi uroi të gjithë banorët për zgjedhjen e ri të kryetarit dhe anëtarët e këshillit të këtyre fshatrave duke u zotuar që do të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim të realizimit të projekteve të cilat ndikojnë pozitivisht në jetën e banorëve të kësaj zone.

 

 

 

/llapi.info/