Lokale - eSIMy

Dy qytetarë nga Komuna e Podujevës janë arrestuar gjatë së shtunës nga Policia e Serbisë, raporton Llapi.info.

Të arrestuarit janë Blerim Maqastena dhe Betim Mexhuani, të dy nga fshati Dumosh, gjersa Maqastena është këshilltar komunal nga radhët e PSD-së.

Ndërkaq, burime të Llapi.info bëjnë të ditur se njëri nga këta të arrestuarit, konkretisht Berat Mexhuani, është liruar nga policia serbe.

Ndryshe, ndaj arrestimit të tyre ka reaguar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe këshilltarë tjerë komunalë.

“Arrestimi nga policia serbe i dy qytetarëve të komunës sonë gjatë ditës së shtunë, njëri prej tyre këshilltar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, është një veprim i papranueshëm. Ata janë arrestuar në rrethana të pasqaruara derisa kishin dalë të ecnin brenda territorit të komunës sonë, përgjatë brezit kufitar. Ndonëse, nuk kemi asnjë informatë nga shteti serb, as nga institucionet tona kompetente të sigurisë, duke dënuar aktin kërkoj nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./Llapi.info