Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar javë më parë se drejtoresha për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Bahrije Shatrolli – Mehmeti, do të jep dorëheqje nga ky post, derisa sot kjo është bërë zyrtare, raporton tutje Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komunës së Podujevës, ku është bërë e ditur se Shatrolli Mehmeti është dorëhequr për shkak të angazhimeve personale.

“Lirohet nga detyra e Drejtoreshës për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi Bahrie Shatrolli-Mehmeti, emërohet Saranda Stublla. Me kërkesë të Drejtoreshës Bahrie Shatrolli-Mehmeti për ta liruar nga detyra e Drejtores për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, për shkak të angazhimeve profesionale ajo është liruar dhe në këtë detyrë është emëruar Saranda Stublla. Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish drejtoreshën për punën dhe kontributin e saj në dikasterin që ka udhëhequr. Ndërsa ish drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë. Kryetari Bulliqi gjithashtu e ka uruar drejtoreshën e re për detyrën dhe i uroj suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në njoftim./Llapi.info