Një 18-vjeçar ka humbur jetën dje në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke shtuar se viktima ishte dërguar fillimisht në QKMF-në e Podujevës, e më pas edhe në QKUK, ku i ndjeri ka ndërruar jetë.
Viktimë është Amin Lushaku. Sipas njoftimit të dërguar nga familjarët, varrimi i të ndjerit bëhet sot në 17:00 në varrezat e fshati Sekiraqë./Llapi.info







