Kuvendi miratoi Listën e veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2021, njofton Llapi.info.

Kuvendi i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar vendimin për miratimin e Listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2021 dhe ka marr vendime dhe ka shqyrtuar edhe disa çështje të tjera me interes për qytetarët.

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Fatmir Gashi, e ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtorët e drejtorive.

Fillimisht në mbledhjen e sotme kanë dhënë betimin solemn dy këshilltarët e rinj Kuvendit, Haki Rudari dhe Ragip Fetahu nga LVV, të cilët kanë marrë mandatin në vend të Bajram Ajetit dhe Vendenis Lahut nga LVV, të cilët kanë dorëzuar mandatin e këshilltarit. Po ashtu këshilltari Benjamin Ejupi, ka njoftuar kuvendin se që nga sot do të jetë pjesë e Grupit të këshilltarëve të LVV-së.

Në mbledhjen e sotme drejtori i Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtori i Administratës, Bahri Selimi, kanë prezantuar nga një informatë të përgjithshme për punën e këtyre drejtorive.

Pas dhënies së dorëheqjes së Vendenis Lahut nga pozita e këshilltarit komunal, i cili njëherësh ishte edhe anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa, Kuvendi miratoi vendimin që vendin e lirë ta plotësojë me këshilltarin Florent Hasani nga LVV.

Kuvendi gjithashtu miratoi Listën e veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2021 (sipas materialit nga mbledhja e datës 30.12.2020).

Kuvendi miratoi kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike Mbrojtjes dhe Shpëtimit për plotësim ndryshimin e Vendimit nr.01-104/02-0065942/20 të datës 30 tetor 2020 për ngritjen e Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike për Banim Sh.A. Podujevë.

Në kuvend, sot u prezantua edhe raporti i punës së Kuvendit të Komunës dhe Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2020

Ndërsa, shqyrtimin e mundësive financiare për kompensimin e personave të prekur me Covid-19 në Komunën e Podujevës Kuvendi e ka shtyrë për mbledhjen e radhës./Llapi.info