Për vitin 2023, në mesin e ndërtimit të shkollave të reja, bënë pjesë edhe ajo e Shkollës Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Procedurat e prokurimit priten të hapen në muajt në vijim, ndërkohë që ndërtimi i kësaj shkolle të mesme pritet të kushtojë miliona euro.

Për këtë çështje, zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, për Llapi.info ka treguar edhe lokacionin për ndërtimit të objektit të ri.

Zhitia ka dhënë informacione edhe për objektin e vjetër, ku aktualisht është ekonomiku.

“Ndërtimi i shkollës së mesme ekonomike planifikohet të ndërtohet afër dy shkollave të mesme, ku gjenden ajo e gjimnazit dhe teknikës. Ndërsa, objekti aktual i shkollës ekonomike të shndërrohet në shkollë fillore”, ka thënë Zhita.

Në anën tjetër, në kuadër të projekteve nëpër institucione shkollore, është paraparë ndërtimi i shkollës edhe në fshatin Dumosh të kësaj komune./Llapi.info