Në seancën e sotme të Kuvendit të Podujevës janë betuar dy këshilltarë komunalë, njëri nga PDK dhe tjetri nga LDK, shkruan Llapi.info.
Mimoza Abdullahu dhe Fahri Hasani do të jenë këshilltarë komunalë në këtë legjislaturë të Kuvendit të Podujevës.
Abdullahu do ta zëvendësojë ish-kandidaten për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu, e cila është aktualisht edhe deputete, ndërkohë që Fahri Hasani do të jetë në vend të ish-kandidati të LDK-së, Ekrem Hyseni.
Në seancën e sotme të Kuvendit është në rend të ditës zgjedhja e kryesuesit./Llapi.info






