Sot në rrugën “Ilir Konushevci” të Podujevës, KEDS-i së bashku me Policinë sipas banorit kanë hyrë në oborre private për të vendosur njehsorët e rrymës elektrike, njofton Llapi.info

Ai ka thënë për Llapi.info ku edhe ka dërguar videon se kjo gjë është ndaluar nga Komuna e Podujevës.

“Gjith ky policë për një orë të KEKU-t, nuk kanë asnjë përgjigje për të më dhënë. As kanë kurrfarë leje që janë futur në oborr” ishin fjalët e këtij banori teksa i xhironte vërdallë Policinë dhe punëtorët e KEDS-it./Llapi.info