Kandidati i VV-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Fitim Haziri, ka prezantuar sot anëtarin më të ri në këtë parti, Shaban Zekën.
Në një postim në Faebook, Haziri ka thënë se Zeka ka kërkuar ndryshim, duke shtuar se qytetarët do të duan të jetojnë dhe të zhvillojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë.
“Kosova ka me shpëtu me juve, se që 20 vjet nuk kemi pa dritë me sy”, më tha baci Shaban Zeka, i cili u antarësua gjatë ditës së sotme në Lëvizje. Në takim e prita dhe i urova mirëseardhje, ndërsa axha ma shtrëngoi dorën dhe u shpreh se me VETËVENDOSJE!-n do të ndryshojë rrënjësisht çdo gjë, qytetarët do të duan të jetojnë dhe të zhvillojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë. Kurse unë theksova gatishmërinë që do t’i përfaqësojë KREJT llapjanët në mënyrë të DREJTë në kuvend”, ka shkruar ai.






