Lokale - eSIMy

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Pashtrikut, Vehbi Tahiri nga Zhitia e Podujevës që 21 vjet jeton në baraka në kushte të rënda, shkruan Llapi.info.

Tahiri nuk ka as shtëpi e as pronë të veten. Ai deri para gjashtë ditësh jetonte me gruan e tij në një barakë, por ajo vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 5 ditë më parë nga infarkti dhe nga infeksioni i gjakut.

Tahiri e kishte ëndërr lirinë e Kosovë, por këtë liri për 21 vjet e përjetoi në kushte shumë të rënda ekonomike liri e përcolli me kushte shumë të vështira, në një barakë njëdhomëshe dhe me një paradhomë, të cilën e kishte improvizuar me një kredi që e kishte marrë.

Madje, kushtet e vështira kishin ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së bashkëshortes së tij, e cila vdiq 5 ditë më parë.

E vetmja e ardhur për Tahirin ishte pensionin i veteranit prej 170 eurosh, të cilin çdo muaj ia merr përmbaruesi privat për shkak të pamundësisë për shlyerjen e borxhit për energji elektrike dhe për këstet e kredisë.

Ai i pikëlluar me këtë gjendje të tij në mjerim, pa grua, pa fëmijë dhe pa shtëpi, kërkon nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, për atdhetarët që t’i dalin në ndihmë për ndërtimin e një shtëpie, në 2 ari truall.

“Vëllezër e motra shqiptare, kudo që jeni, në diasporë dhe në atdhe, më ndihmoni të ndërtoj një shtëpi sado e vogël të jetë, që të jetoj edhe ndonjë vit, sa më ka dhuruar Zoti jetë, që të jetoj me dinjitet më tej. Sot, kur ju drejtohem publikisht, dhimbja dhe pikëllimi bëhen për mua edhe më të rënda, sa nuk ka fjalë dhe sa nuk mund t’i shpreh. Bashkëshorten time e mbulova me dheun e Kosovës sonë të dashur, por dashtë Zoti, ndihma dhe kontributi juaj, të mos vuaj më kështu as unë, asnjë ushtar lirie dhe askush në botë. Unë nuk luftova për interes e, as për pushtet, as pozita, as parti, as për mëshirë, por për liri, jetë më të mirë për popull dhe atdhe. I tillë i gatshëm jam sërish, kurdo që më thërret mua atdheu”, apelon ai./Llapi.info

Sipas një mesazhi të dërguar në adresë të Llapi.info, Vehbi Tahiri jeton në rrugën “Lordi Bajron” në Podujevë, ndërsa numri kontaktues është: +38345372480.

ISH USHTARI DHE VETERANI I UÇK-SE VEHBI TAHIRI NGA ZHITIA E PODUJEVES REPUBLIKA E KOSOVES I VETMUAR JETON PA SHTEPI PA…

Gepostet von Flamur Ballazhi am Freitag, 26. Juni 2020