Lokale - eSIMy

Është inauguruar sot objekti i e masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “Enver Maloku në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Postimi i tij:

Në përvjetorin e çlirimit të Podujevës bashkë me Ministren e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, drejtorin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, z. Ahmet Ismajli, përfaqësues nga Banka Botërore dhe BE-ja kemi inaguruar objektin e masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “Enver Maloku”, projekt i financuar nga fondet e Bankës Botërore, BE-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Investimi në shkollën “Enver Maloku” është rreth 330 mijë euro, ku përfshin; izolimin termik të objektit, ngrohjen me kalldajë, ndërrimin e dritareve, ndriçimin led etj. Vlera e tërësishme e investimeve në Podujevë nga FKEE është mbi 1 milionë euro, ku është investuar në 4 shkolla dhe është instaluar ndriçimi publik në rrugën “Hakif Zejnullahu”.

Edhe sivjet do të kemi investime të reja në objekte të tjera publike me masat e energjisë efiçiente. I gëzofshin qytetarët!