Lokale - eSIMy

Një grua në Podujevë ka raportuar në Polici se ish-burri i saj i ka marrë dy fëmijët e tyre pa lejen e saj, shkruan Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari është larguar me veturën e tij jashtë shtetit të Kosovës.

“Podujevë 25.02.2023-08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i sajë) pa lejen e sajë ja kishte marr të dy fëmijët e tyre dhe me veturën e tij kishte dal jashtë shtetit (RKS). Lidhur me rastin  njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

 

 

/Llapi.info