Një rimorkios i është dhënë flaka nga disa persona në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, derisa rasti po vazhdon të hetohet.
“Rr. Gryka e Llapit, Magjistrale, Podujevë 01.08.2022 – 02:38. Raportohet se person/a deri më tani të panjohur i kanë vënë zjarrin një rimorikos. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku trajtim mjekësor i është ofruar viktimës mashkull. . Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info