Një vjedhje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Sfeçël të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.
“Fsh. Sfeqel , Podujevë 26.11.2020-12:00-19:00 . Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër shtëpisë së tij është vjedhur automjeti kombi –furgon me targa vendore”, ka thënë PK pa dhënë as edhe një detaj tjetër.
Ndërkaq, policia s’ka bërë të ditur nëse ka të arrestuar përkitazi me këtë rast.
Duhet theksuar se numri i rasteve të vjedhje në Podujevë këtë vit ka qenë i theksuar, derisa numër i madh ka qenë edhe i atyre për vjedhje të rënda. Pak ditë më parë, në një shtëpi në rrugën “Fitorja”, ka ndodhur vjedhja e mbi 10 mijë eurove./Llapi.info






