Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar mesditën e së shtunës në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një i dyshuar ka sulmuar fizikisht familjarët e tij dhe i njëjti më pas është arratisur.
“Podujevë (NN) 21.08.2021 – 15:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tre familjarëve të tij dy femra dhe një mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar ndihmë mjekësore. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë së Kosoëvs./Llapi.info






