Lokale - eSIMy

Një person i infektuar me COVID-19 në Podujevë nuk i ka respektuar rekomandimet për vetizolim, duke dalur nga shtëpia, njofton Llapi.info.

Për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë është iniciuar një rast në Podujevë ndaj të infektuarit me koronavirus, i cili ka thyer izolimin.

“Podujevë 13.08.2020-07:58. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk iu ka përmbajtur rekomandimit për vet izolim pasi që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit është inicuar rasti në fjalë”, ka njoftuar Policia, pa dhënë detaje tjera.

Duhet përkujtuar se pak ditë më parë edhe një rast i tillë ka ndodhur në këtë komunë, kur një person i prekur me koronavirus ka shëtitur rrugëve./Llapi.info