Një sipërfaqe e madhe tokë është përfshirë nga flakët në fshatin Bllatë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Si pasojë e zjarrit, janë djegur edhe një kamion, tetë objekt të pabanuara dhe disa shtylla elektrike.
“Fsh. Bllatë, Podujevë 20.08.2021 – 14:42. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë djegur rreth 50 hektar tokë pronë private, tetë (8) objekte të pa banuara, një kamion si dhe disa shtylla elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info






