Lokale - eSIMy

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ministra, deputeti Fitim Haziri dhe shumë zyrtarë të tjerë kanë bërë homazhe tek varret e familjeve Bogujevci dhe Duriqi, në 25 vjetorin e masakrës së ushtrisë serbe ndaj tyre.

Në një shkrim në faqen zyrtare, Bulliqi ka thënë se i kujtojnë me mall dhe dhimbje 16 pjesëtarët e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu që u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.

Shkrimi i plotë:

Në 25 vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci dhe Duriqi kemi bërë homazhe pranë lapidarëve të dy familjeve në qytet dhe Obrançë. I kujtojmë me mall e dhimbje 16 pjesëtarët e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu që u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.

Poashtu në këtë datë tragjike për Llapin e Kosovën i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë viktimat që kanë pësuar nga krimet e Serbisë në Kosovë.

Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit!