Lokale - eSIMy

Nënkryetarja e komunës së Podujevës, Marigona Lahu së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj dhe përfaqësues të klubeve sportive dhe sportistë të ndryshëm sot kanë bërë homazhe në përvjetorin e 23-të të rënies heroike të komandantit të njësisë speciale në Zonën Operative të Llapit Bedri Bajrami, i cili ra heroikisht në fshatin Majac, transmeton Llapi.info.

Nënkryetarja Lahu tha se “Sot kujtojmë jetën dhe veprën e heroit tonë i cili dha shumë për lirinë e Kosovës si një ushtarak i dalluar e shumë guximtar. Bedriu ishte edhe sportist i dalluar, atdhetar i pashoq dhe komandant shembullor”.

Jeta dhe veprimtaria e Bedriut do të kujtohet gjatë ndër breza, kontributi i tij shumë dimensional mbetet shembull për gjeneratat e reja si një personalitet që sakrifikoi vetën për interesin qytetar e kombëtar./Llapi.info