Lokale - eSIMy

:Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmë rreth orës 22:30 në Podujevë, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, në shtëpitë e dy vëllezërve hajnat kanë arritur të vjedhin para të gatshme dhe stoli ari.

“Podujevë, 24.07.2021-22:30. Dy ankues meshkuj kosovarë -vëllezër kanë njoftuar se persona të panjohur ka depërtuar në shtëpitë tyre duke iu demoluar dhe  iu kanë vjedh para të gatshme  dhe stoli. Njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje, rasti nën hetime”, ka bërë të ditur PK.

Përkitazi me këtë rast, Policia nuk ka bërë të ditur nëse ka arrestuar ndonjë të dyshuar. Dukuria e vjedhjeve të rënda është shpeshtuar kohët e fundit në Podujevë./Llapi.info