Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Zakutë të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Në një shtëpi në këtë fshat hajnat kanë vjedhur një armë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se ndaj personit që ka raportuar këtë vjedhje është iniciuar rast, pasi arma e vjedhur ka qenë pa leje.

“Fsh. Zakut, Podujevë, 17.06.2021 – 06:33. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti, pasi që ka informuar se persona të pa njohur i kishin vjedhur pushkën e gjuetisë me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info